E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Kosove unifikim i diplomave

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka deklaruar se shumë shpejt duhet të kemi diploma të përbashkëta me universitetin e Prishtinës. Diploma me dy logo është shprehur ai si dhe plane mësimore të unifikuara do të rrisin cilësinë që ofrohet në audioret e këtyre universiteteve.

“Duhet të arrijmë në plane dhe programe mësimore të njëjta me shpejtësi. Duhet të arrijmë në diploma me dy logo, universiteti i Prishtinës, i Tiranës, apo çdo universitet tjetër i Kosovës dhe i Shqipërisë. pra, diplomat e përbashkëta do të jenë rruga më e mirë e cila do të na çojë në zbatimin e planeve e programeve të njëjta mësimore” tha Tafaj.

Ministri Tafaj është shprehur dhe për unifikimin e teksteve. Këto do të arrihen sipas kreut të arsimit në sajë të marrëveshjes së nëshkruar mes dy qeverive.  Këto deklarata Myqerem Tafaj i bëri gjatë një takimi me studentë të universitetit të Prishtinës.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›