E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaos në aeroportet amerikane – Linjat ajrore në SHBA anulojnë fluturime

Mbyllja më e gjatë e qeverisë në historinë e Shteteve të Bashkuara po kërcënon të shkaktojë kaos në udhëtimet ajrore. Miliona amerikanë mund të detyrohen të ndryshojnë planet e tyre për udhëtime, pasi qindra fluturime do të anulohen që nga e premtja.

Sipas një urdhri emergjence të Administratës Federale të Aviacionit (FAA), administrata Trump do të shkurtojë fluturimet në 40 aeroporte në mbarë vendin me 4%, me planin që ky reduktim të arrijë deri në 10% javën e ardhshme nëse mbyllja vazhdon.

Linjat ajrore të mëdha tashmë kanë anuluar paraprakisht qindra fluturime të planifikuara, duke shkaktuar vonesa dhe konfuzion të ngjashëm me situatat e motit të keq, por këtë herë të shpërndara në shumë qytete të ndryshme.

Administratori i FAA-së, Bryan Bedford, tha se masat do të kufizohen në 40 tregje me trafik të lartë dhe u kërkoi linjave ajrore të bashkëpunojnë për të reduktuar oraret e tyre.

Ndër aeroportet më të prekura janë tre qendrat kryesore të Nju Jorkut – LaGuardia, John F. Kennedy International dhe Newark Liberty International – si edhe Boston Logan, Philadelphia International dhe Teterboro në Nju Xhersi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›