Kishin bllokuar hapësirat publike me vendparkim dhe shitblerje automjetesh, 3 persona nën hetim në Lushnjë

Tre persona janë vënën në hetim në Lushnjë, pasi akuzohen se kishin zënë hapësirat publike për aktivitete e tyre dhe nuk i kishin regjistruar tek organet tatimore.
Gjatë aksionit për lirimin e tyre dhe kthimin të hapësirave komunitetit, nën hetime u dërguar shtetasit A. S., 34 vjeç dhe R. K., 29 vjeç, dhe A. H.
Konkretisht A. S. dhe R. K, kishin pushtuar 2 hapësira publike në lagjen “Savër” të Lushnjës duke i shfrytëzuar si subjekte për shitblerje automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishin regjistruar te organet tatimore;
Ndërsa shtetasi A. H., shfrytëzonte një hapësirë në lagjen “Gafurr Muça”, si vendparkim automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishin regjistruar te organet tatimore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në të gjithë vendin, për lirimin e tyre dhe kthimin në funksion të qytetarëve.
/rtsh.al/