E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta/ Putin: Çdo gjë po shkon sipas planit! Stoltenberg: Do dërgojmë më shumë armë të rënda në Kiev

Pas bombardimeve me raketa në Dnipro, ku humbën jetën të paktën 25 civile, Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se gjithçka në Ukrainë po shkon sipas planit. Në një intervistë televizive, Putin u shpreh se qëllimi përfundimtar është çlirimi i Donbasit dhe krijimi i kushteve që, sipas tij, garantojnë sigurinë e Rusisë

“Dinamika e operacionit special në Ukrainë është pozitive. Gjithçka po zhvillohet në kuadrin e planit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Shpresoj që luftëtarët tanë të na kënaqin me rezultate“, tha Putin.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Ukraina do të marrë së shpejti më shumë dërgesa të armëve të rënda nga vendet perëndimore.

“Angazhimet e fundit për të blerë pajisje të rënda luftarake janë të rëndësishme dhe presim të marrim më shumë në të ardhmen e afërt“, tha Stoltenberg.

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 326-të, ndërsa të paktën 25 civilë kanë humbur jetën si pasojë e bombradimeve ruse me raketa në një bllok apartamentesh në Dnipro./ TGCOM

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›