E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protesta në Izrael, kundërshtohen planet e qeverisë së Netanjahut për reformimin e Gjyqësorit

Më shumë se 80 mijë persona u mblodhën në Tel Aviv të Izraelit kundër planeve të qeverisë së re të krahut të djahtë për të ndërmarrë reforma në Gjyqësor, një prej të cilave synon ta bëjë më të lehtë për parlamentin të rrëzojë vendimet e gjykatës supreme.

Protestuesit i cilësuan ndryshimet e propozuara nga kryeministri Benjamin Netanjahu si sulm ndaj demokracisë. Ndryshimet e propozura nga Netanjahu vijnë pas vendosjes së qeverisë më fetare dhe të linjës më të ashpër në historinë e izraelit. Mitingje u mbajtën dhe jashtë rezidencës së kryeministrit në Jerusalem si dhe në qytetin verior të Haifa-s. Një grup protestuesisht u përplas me policinë ndërsa u përpoq të bllokonte një rrugë kryesore në Tel Aviv.  Kritikët thonë se reformat  do të gjymtojnë pavarësinë e gjyqësorit, do t’i japin shtysë korrupsionit, do të pengojnë zbatimin e të drejtave të minoriteteve si dhe do ta privjojnë sistemin gjyqësor të vendit nga besueshmëria.  Në pankartat që mbaheshin nga protestuesit koalicioni i ri i drejtuar nga Netanjahu cilësohej si qeveri e turpit.

Këto janë protestat më të mëdha që janë mbajtur në izrael që pas betimit në muajin dhjetor të qeverisë së re të drejtuar nga Netanjahu. Partitë opozitare iu kanë bërë thirrje izraelitëve të bashkohen në mitingje për të shpëtuar demokracinë dhe kundër reformave të planifikuara për t’u ndërmarrë në gjyqsor.

Nën planet e reja që u njoftuan nga ministri i Drejtësisë Yariv Levin në fillim të këtij muaji, do të duhet një shumicë e thjeshtë e parlamentit për të anulluar vendimet e gjykatës supreme. Kjo do t’i japë mundësi qeverisë të kalojë legjislacione pa patur frikë se ato mund të rrëzohen.  Kritikët kanë shprehur shqetësim se qeveria e re, përmes planeve të saj, mund të ndalë gjykimin e Netanjahut që po vijon, mëgjithëse qeveria është shprehur se nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Netanyahu po gjykohet për mitmarje, mashtrim dhe shkelje të besimit, akuza këto që ai i mohon fuqishëm.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›