Alibeaj pergatiti raportin per Sali Hasen, ka kryer nje sere shkeljesh
Tirane - Prokuroria e Pergjithshme ka marre ne shqyrtim raportin e Ministrise se Drejtesise per ish-drejtuesin e Prokurorise se Sarandes, Sali Hasa. Pas dergimit te dosjes ne Kuvend nga ana e ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, Prokuroria e Pergjithshme ja ka kaluar kete raport Drejtorise se Inspektimit, e cila eshte duke shqyrtuar materialin. Burime nga prokuroria kane bere me dije se raporti, i cili ka ne brendesi te saj shkeljet eshte marre ne shqyrtim dhe po shikohet me imtesi te gjitha vendimet e Hases. Sipas burimeve, hetuesit e kesaj drejtorie do te shqyrtojne te gjitha vendimet e marra nga ana e prokurorit per nisje te hetimeve, por edhe te pezullimit te tyre nga ana e ketij ish- drejtuesi. Te gjitha keto do te ndihmojne edhe ne zbardhjen e vendimeve te marra nga ana prokurorit si dhe ne vendosjen e ndonje mase ndershkimore kundrejt tij. Po dje, ne Prokurorine e Pergjithshme eshte mbledhur edhe Keshilli i Prokurorise, ne te cilen ka marre pjese edhe nje perfaqesues i grupit te inspektimit te Ministrise se Drejtesise, i cili ka shpjeguar situaten. Burimet kane shpjeguar se ne ditet ne vazhdim do te vendoset nese ndaj prokurorit do te merret ndonje mase. Verifikimet e ketij raporti jua ka bere te ditur edhe Kryeprokurorja Ina Rama prokuroreve te Prokurorise se Sarandes, gjate prezantimit te drejtuesit te ri te kesaj prokurorie, Alfred Agolli.
Gjate inspektimi te bere nga ana e Ministrise se Drejtesise ne Gjykaten e Sarandes ka rezultuar se ka pasur shkelje edhe nga ana e prokuroreve te kesaj prokurorie. Kete fakt Alibeaj ja ka bere me dije Ina Rames.
Gjate inspektimi te bere nga ana e Ministrise se Drejtesise ne Gjykaten e Sarandes ka rezultuar se ka pasur shkelje edhe nga ana e prokuroreve te kesaj prokurorie. Kete fakt Alibeaj ja ka bere me dije Ina Rames.