E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Do investojme ne infrastrukturen e zonave rurale

Kryeministri Sali Berisha ka garantuar fermerët se infrastruktura e fshatit do të jetë njësoj si lagjet e qytetit. Gjatë një tryeze për tokën, kreu i ekzekutivit foli edhe për projektin e qeverisë për ullirin.

Sipas tij në dy vitet e fundit janë mbjellë 10 milionë rrënjë ulliri, ndërkohë që garantoi se Shqipëria ka potenciale edhe për mbjelljen e 20 milionë rrënjëve të tjera.

“Në këtë periudhë qeveria shqiptare është e angazhuar tërësisht në ngritjen e infrastrukturës në mbarë vendin. Ne kemi një premtim para fermerëve shqiptarë se kudo që ata janë ne do të ndërtojmë një infrastrukturë të njëjtë me ato të lagjeve të qyteteve dhe ne po e bëjmë ketë. Po ndërtojmë rrugë të reja, po i asfaltojmë ato . Kemi asfaltuar  8 mijë km në një hark kohor 5-vjeçar. Kemi edhe disa mijëra të tjera për të asfaltuar”- tha Berisha.

Kryeministri bëri me dije se qeveria do të vazhdojë reformën e tokës, ku prioritet kryesor do të jetë regjistrimi i saj.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›