E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapello thërret Beckhamin në Kombëtare

Los Angeles Galaxy kanë refuzuar ofertën e Mialnit për mesfushorin anglez David Beckham.Kemi marrë një ofertë por e kemi refuzuar atë ka thënë drejtori i përgjithshëm i Galaxy.Fjalë të cilat janë konfirmuar edhe nga administratori I deleguar I kuqezinjve Adriano Galiani i cili përpara se të fillonte ndeshe Mialn -Regina ka thënë se Milani i ka bërë një ofertë Los Angelesit të cilën ata nuk e kanë pranuar.Megjithatë është një gatishmëri për të folur me një që ofron dhe me një tjetër që vlerëson propozimet .Tani jemi shumë larg por ka ende një muaj kohë ka përfunduar Galiani.Ndërkohë anglezi është grumbulluar nga trajneri i Kaombëtares së tre luanëve Fabio Kapello për ndeshjen miqësore kundër Spanjës.Huazimi I Beckhamit te Mialni skadon më 9 mars ndërkohë që në mes të marsit rifillon kampionati amerikan I futbollit.Sic bën të ditur Los Angeles Times oferta e Mialnit për Becks është afërsisht 10 milion dollarë e barabartë me 7.7 milion euro .Një refuzim nga ana e Galaxy që i lë ende me shpresa kuqezinjtë.Fabio Kapello trajneri Italian i Kombëtares Angleze e kë future emrin e mesfushorit të Milanit në listën e lojtarëve anti Spanjë për paraqitjet e mira me fanellën kuqezi.Beckham me kuqezinjtë e Mialnit ka zhvilluar ndeshje me të vërtetë të mira ku ka shënuar edhe dy gola ,një kundër Bolonjës dhe tjetrin kundër Genoas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›