Biznesmenët në bregdet, tashmë edhe pronar të tokës
Relatori i projektligjit "Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror, në zonat me përparësi turizmin", deputeti Enkelejd Alibeaj, duke analizuar draftin tha se ai rregullon marrëdhëniet ligjore ndërmjet pronarit të truallit-shtet dhe subjektit të interesuar -pronar i njësisë së ndërtuar në pronë, dhënë me qira personit të stimuluar.
"Të gjitha sipërfaqet e truallit që janë dhënë dikur për të ndërtuar komplekse turistike, për shkak edhe të legjislacionit të kohës janë konsideruar sipërfaqe trualli në përdorim dhe në funksion publik, pra janë jashtë fushës së zbatimit të ligjit 'për kthimin dhe kompensimin e pronave'.
Ndërsa, p/ligji i propozuar siguron një skemë të thjeshtë dhe efikase për privatizimin e truallit shtetëror në favor të subjekteve të interesuar, që në këtë rast mund të jenë persona që kanë blerë njësinë e ndërtimit ose edhe vetë zhvilluesi, i cili e ka regjistruar njësinë e ndërtimit në emër të tij", tha Alibeaj.
Sipas tij drafti, i hartuar mbi skemën e përdorur në ligjin "për privatizimin e banesave", hap një mundësi shumë të mirë për subjektet e shpronësuara, të cilët do të mund të eksplorojnë dy nga mundësitë e kompensimit: fizik ose financiar. P/ligji i jep një zgjidhje përfundimtare situatës së amullt dhe të paqartë, jo vetëm të së drejtës së pronësisë, por edhe fenomenit të ndërtimit pa leje dhe kaotik në zonat turistike.