Karlsruhe e Kapllanit vazhdon serinë e fitoreve

Karlsruhe arriti fitoren e tretë rresht në tri javët e parë të Bundesligës 2. Dje ajo fitoi 1-0 me Kickers Offenbah. Goli u shënua nga Xhovani Federiko, ndërkohë që sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani pat në minutën e 33-të një rast të mirë shënimi. Ky ishte dhe goli i shtatë i shënuar nga Karlsruhe, ndërkohë që ekipi i Edmund Beker, ende nuk ka pësuar asnjë gol në tri ndeshje.