Kapelo i kerkon pike Anglise
Italiani ka publikuar listen me 23 lojtare para ndeshjeve me Kazakistanin dhe Bjellorusine
Trajneri i Anglise, Fabio Kapelo u shpreh se fitorja e muajit te kaluar, 4-1, ndaj Kroacise nuk ishte asgje, vecse nje trepikesh qe i duhet ekipit te tij ne rrugen e gjate, drejt permbushjes se objektivit, kualifikimi per ne finalet e boterorit te radhes. "Shpresoj te kemi lene pas gjithcka nga ecuria e dobet," tha ai. "Fitorja eshte e rendesishme, sepse kishte humbur shpirti i Anglise, agresiviteti, karakteri i vertete i ekipit. Pas deshtimit per ne "Euro 2008" ishim te frikesuar, madje u pa qarte kur luajtem ne takimin e pare ne "Uembli". E di se ne mund te luajme me mire dhe do te bejme pikerisht kete," - thekson Kapelo.
Besim
Askush nuk mund te besonte se nje 19-vjecar, Teo Uolkot, i cili u perzgjodh per te luajtur titullar ndaj Kroacise do te shenonte tre gola ne Zagreb, ne fitoren bindese te Anglise, 4-1, duke u bere ai lojtari surprize, i zgjedhjeve te trajnerit italian, Fabio Kapelo. "Kur i besova Uolkotit kisha nje ndjesi se do te me rikthente besimin, me ane te nje shperblimi ekstra. Per te qene i ndershem ai dha me shume, me teper se c'kisha parashikuar," - tha Kapelo. "Asi" qe luan ne krah, te ekipi i Arsenalit eshte i fundit nder talentet, te cilet di t'iu jape mbeshtetje ne kohen e duhur nje trajner i madh, si Fabio Kapelo, i cili mori Dimetrio Albertinin nga te rinjte, e beri lojtar te Milanit, apo Daniele de Rosin po ashtu te Roma. Fabio Kapelon beson gjithnje te te rinjte.
Rregull
Devid Bekam dhe Alesandro Del Piero kane qene rregullave te tij. Kur ai mori drejtimin e Anglise vuri disipline te rrepte ne ekip. "10 rregullat baze" parashikonin mes te tjerave qe lojtaret e kombetares se Anglise duhet te hane dreken bashke, te jene te veshur me uniforme zyrtare dhe te tjera norma, qe Kapelo thote se i ka pjese te punes se tij: " Jane rregullat te thjeshta te cilat i kam praktikuar te cdo ekip ku kam drejtuar. Trajneri eshte pergjegjes per ate qe ndodh." Ashtu si te Milani, Roma, Juventusi, apo te Rali i Madridit, edhe te ekipi kombetar i Anglise, po praktikohet e njejta gje. E rendesishme per Kapelon eshte te mesohet nga eksperienca. "Askush nuk i di te gjitha ne jete, keshtu qe eshte e rendesishme qe ta njohim mire njeri-tjetrin, te flasim, dhe te vleresojme c'eshte e re dhe interesante". Ne lidhje me dyndjen masive te lojtareve te huaj ne kampionatin anglez, Kapelo thote se ide dhe stile te ndryshme sjellin me shume te mira. Keshtu, maredheniet mes nje trajneri te huaj dhe ideve te reja mbi futbollin mund ta permiresojne cilesine e lojes. "Mendoj se eshte bere dicka e mire ne kete drejtim, kjo vertetohet me paraqitjen e ekipeve angleze ne Ligen e Kampioneve. Per mua eshte dicka e mire, sepse kam cfare te zgjedh ne ekipin kombetar," - shprehet trajneri i Anglise.
Lidershipi
Kur Kapelo thote se ai vete ka ende per te mesuar, lojtaret e dine se sa shume gjera nuk dine. Lojtaret e Anglise duhet t'i shpalosin idete ne suksesin qe pritet te ekipin kombetar te Anglise. "Nese keni fituar besimin e njerezve automatikisht je bere nje lider," shprehet Kapelo. "Ne te kundert keni per ta paguar rolin e lidershipit ne fushe, me rezultatet qe do te arrini, sepse nuk mund te fitosh po nuk qe nje lider i vertete.'