"Ndarja nuk eshte zgjidhje"
Ish-ndermjetesi i Organizates se Kombeve te Bashkuara ne bisedimet per statusin e Kosoves, Albert Rohan, ka deklaruar dje se ideja per ndarjen e Kosoves nuk eshte zgjidhje, pasi do te conte drejt kerkesave te tjera per ndarje, posacerisht ne Serbine Jugore ose rajone te tjera. Ne nje interviste per BBC-ne, Rohan tha se ideja per ndarjen nuk eshte e re por ajo gjithnje eshte kundershtuar nga te gjithe, perfshire edhe Grupin e Kontaktit. Ai tha se se bashku me ish-presidentin finlandez, Martti Ahtisaari do te mund te lobonin per zgjidhjen qe kane paraqitur ne OKB, ate te pavaresise se mbikeqyrur nderkombetare per Kosoven.
Cila eshte rendesia e nismes serbe per vleresimin e ligjshmerise se shpalljes se pavaresise se Kosoves?
Motivi eshte i qarte. Qellimi eshte te shtyhet njohja e pavaresise se Kosoves, sepse shume vende do te thone, le te presim nese Gjykata Nderkombetare do te deklarohet per kete ceshtje. Mendoj se nga pikepamja e substances, eshte nje nisme e padobishme sepse nuk do te ndryshoje asgje. Cfaredo qe te thote Gjykata pavaresia e Kosoves eshte nje fakt dhe e pakthyeshme. Prandaj une nuk shoh shume arsye ne kete nisme.
Por ju po thoni se kjo nisme do te mund te ndikonte tek vendet qe nuk e kane njohur pavaresine. A mund te shohim tani me shume veshtiresi per Kosoven qe te behet anetare e organizmave nderkombetare?
Duhet te bejme dallime mes organizmave nderkombetare dhe njohjes. Njohja eshte nje gje dhe jane perafersisht 50 vende qe e kane njohur, se shpejti do te behen aq, dhe kjo eshte nje e katerta e OKB-se. Per t'u bere anetar i OKB-se duhet nje vendim i Asamblese se Pergjithshme, mbi nje rekomandim te Keshillit te Sigurimit. Dhe aty, te pese anetaret e perhershem kane te drejten e vetos. Gjithnje perderisa Rusia nuk e ndryshon qendrimin e saj ndaj Kosoves ajo nuk do te lejoje qe te kaloje rekomandimi i KS ne Asamblene e Pergjithshme per te pranuar Kosoven si anetare. Prandaj ky eshte nje rast i qarte.
Jane afro 50 vende qe e kane njohur pavaresine e Kosoves. Mendoni se tete muajt e pare jane shfrytezuar si duhet nga institucionet e Kosoves per te pasur me shume njohje?
Do te doja te kishte me shume njohje ashtu si edhe qeveria e Kosoves. Por keto jane fakte te jetes. Ka perpjekje te fuqishme nga Serbia per te parandaluar njohjet e reja dhe ajo eshte e mbeshtetur nga Rusia dhe kjo ka nje efekt. Do te jete nje beteje qe do te vazhdoje. Kosova do te mund te ishte shume e kenaqur vetem nese te gjitha vendet e njohin ate.
A jeni te gatshem qe ju te ndihmoni ne lobimin per njohje te Kosoves?
Nuk eshte detyra jone. Zoti Ahtisaari dhe une eshte dashur te paraqesim nje zgjidhje dhe natyrisht nese na kerkohet do te lobojme per kete zgjidhje, qe permban nje pavaresi te mbikeqyrur nderkombetarisht. Ne nuk jemi nje grup lobuesish qe do te shetiste per te lobuar per njohje. Ne kemi paraqitur qendrimin tek sekretari i pergjithshem i OKB-se dhe ne e kishim mandatin tone qe e kemi permbushur.
Ka pasur nje deklarate te presidentit te Serbise, Boris Tadic, per mundesine e ndarjes se Kosoves ne vija etnike. A eshte kjo ide dicka e re sepse ju keni ndermjetesuar ne negociatat ndermjet Prishtines dhe Beogradit?
Nuk eshte e re dhe dikush gjithnje e ka permendur si nje mundesi. Kjo sepse per dike qe nuk e di situaten mire eshte nje zgjidhje normale. Por realiteti eshte se ajo nuk eshte zgjidhje fare, per faktin se popullata serbe nuk jeton vetem ne pjesen veriore, por ne enklava te ndryshme prandaj ndarja nuk do te ishte zgjidhje pervec faktit se do te conte drejt kerkesave te tjera per ndarje per shembull ne Serbine Jugore ose ne pjese te tjera.