E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surroi: Rruga e Qeverise, e shkurter dhe joproduktive

Publicisti kosovar, Veton Surroi, kritikoi dje qeverine se rruga e deritanishme e Kosoves ne ndertimin e politikes se jashtme ka qene e shkurter dhe joproduktive. Duke folur per politiken e jashtme te Kosoves dhe veprimet e saj ne rrafshin global ai hodhi nje lum kritikash ndaj udheheqesve te institucioneve shteterore. "Rruga e deritanishme dhe e shkurter e ndertimit te politikes se jashtme eshte e pamjaftueshme dhe sic e pame joproduktive", vleresoi Surroi. Sipas tij, per te ndertuar nje politike te jashtme te qendrueshme nevojitet nje marreveshje brenda shoqerise, per ate se cka jane prioritetet bazike te shtetit prej nje perspektive."Problemet me te cilat eshte ballafaquar Kosova qe pas shpalljes se pavaresise, nuk kane ardhur si pasoje vetem e diplomacise se fuqishme serbe ne arenen nderkombetare, por si mungese e kapaciteteve si shtet i plote", theksoi Surroi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›