E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje zvogelim global i fuqise se perendimit

Nga Dominique Moisi*

Nuk eshte shume heret per te diskutuar mesimet e para gjeopolitike te vorbulles aktuale financiare. Ndersa kriza zgjerohet me tej, jane duke u shfaqur tendencat. Nje kolaps pothuajse i afert i kapitalizmit financiar, konfirmon dhe pershpejton nje revolucion qe eshte duke u realizuar tashme ne politiken nderkombetare. Kush jane te humburit dhe kush ka te ngjare te jene fituesit - domethene, ata qe humbin me pak - ne rremujen aktuale? Ne gjuhen e Wall Street, perendimi eshte duke rene dhe shteti eshte duke u ngritur. Vec kesaj, vete demokracia rrezikon te diskreditohet nese nuk do te gjenden zgjidhjet per kete krize.

Se pari, goditja forcon renien relative te SHBA dhe kalimin nga nje bote unipolare ne nje bote multipolare. Kushdo qe te jete presidenti i saj i ardhshem, Amerika jo vetem qe do te perballet me sfida shume me te ndryshme dhe me komplekse, por do te kete me pak mjete me te cilat mund ti kundervihet atyre. Bashkeveprimi midis babezise infektuese te klases se saj financiare dhe shkeljes se detyres nga klasa e saj politike, ka varferuar vendin. Pishtari i historise duket se po kalon nga perendimi drejt lindjes. Eshte e vertete qe Kina dhe India jane gjithashtu te prekura nga trazira financiare, me pak se Japonia, nje vend konservatorizmi financiar i te cilit, eshte produkt i nje eksperience te hidhur 20 vjet me pare. Por per te parafrazuar presidentin francez Fransua Miterand: zhvillimi eshte ne lindje dhe borxhet jane ne perendim. Per me teper, frika eshte ne perendim dhe shpresa eshte ne lindje, keshtu qe ne jemi pajisur ne menyra shume te ndryshme per te perballuar kete krize.

Shkrirja ka nxjerre gjithashtu ne pah thellesine e nje krize identiteti, jo vetem ne Amerike por edhe ne Evrope. Nacionalizimi mund te jete pergjigjja fillestare amerikane ndaj krizes. Por nacionalizimi eshte pengesa kryesore me te cilen po perballet Evropa. Joshja nga mendimi "qente le te lehin karvani ecen perpara" ishte e pranishme ne Evrope gjate koheve te mira, por ajo eshte bere e paperballueshme ne kohe te keqe. Presidenti francez i Bashkimit Evropian, Nikolas Sarkozi, mund te nisi nje beteje te guximshme dhe fisnike per te krijuar nje "pergjigje evropiane", por ky aktivizim i tij nuk eshte i mjaftueshem per te fshehur percarjet e thella midis shteteve anetare. Medalja e arte per egoizmin edhe njehere mund ti jepet irlandezeve, te cilet kane vazhduar mosmirenjohjen e votes se tyre JO, ndaj Traktatit te Lisbones me perbuzjen absolute ne drejtim te kerkimit te nje zgjidhjeje kolektive per krizen financiare. Shpirti evropian eshte i ulet dhe eshte duke munguar nje "vullnet politik evropian".

Kriza financiare ka prekur edhe Rusine dhe ka nxjerre ne pah hendekun midis ambicies se saj per te rimarre statusin e superfuqise se Luftes se Ftohte dhe mjeteve te veta si nje vend, pasuria e te cilit eshte mbeshtetur vetem tek energjia. Perkundrazi, fale diversifikimit te burimeve te veta, Brazili ka shume te ngjare te dale jashte batakut aktual si me i forte. Megjithese edhe ata jane prekur, Emiratet mund te merren duke u argetuar me blerjen e xhevahireve te zhvleftesuar te kapitalizmit perendimor. Ne kontinentin afrikan, vetem vendet e pasura me burime energjetike mund te dalin relativisht te paprekura, ndersa pjesa tjeter rrezikon qe te bjere akoma me poshte. Kur te pasurit behen me te pasur, te varfrit priren per tu bere akoma edhe me te varfer.

Ndersa perendimi shuhet, shteti eshte duke u ngritur. Ne prag te Forumit te fundit Ekonomik Boteror te Davosit, ne Janar, presidenti dhe themeluesi i tij, Klaus Scheab, shtroi pyetjen "cfare mund te beje biznesi per te shpetuar boten". Pyetja eshte kthyer ne te kunderten sot: 'Cfare mund te beje shteti per te shpetuar biznesin e financave?" Kriza aktuale ka me shume te beje me "paniku" e bankiereve te 1907 ne Amerike, sesa me Depresionin e Madh. Ne ate kohe, zgjidhja u gjet nga John Pierpont Morgan, i cili bindi bankieret e tjere te kujdeseshin per te dhene nje ndihme ndaj krizes. Sot eshte shteti qe eshte thirrur si shpetimtari i fundit i kapitalizmit.

Megjithate, ndersa qytetaret e botes perendimore jane duke shprehur kerkesen e tyre per mbrojtjen nga shteti, ata gjithashtu jane gjithnje e me shume cinike kundrejt politikave dhe politikaneve. Frika e tyre eshte duke u rritur, ashtu sic eshte duke u zvogeluar besimi i tyre. Nese nderhyrja e shtetit do te ishte e pasuksesshme, komentet e bera nga shume udheheqes afrikane - duke krahasuar stabilitetin e regjimeve autoritare me kushtet kaotike te demokracive - do te ishin ngritur edhe ne shume vende perendimore. Kriza e tregjeve financiare e 1929 coi ne Luften e Dyte Boterore. Nese ne nuk arrijme ta zgjidhim kete, kriza financiare e 2008 do te pershpejtoje renien relative te Perendimit si nje force e te sotmes dhe si nje model i se ardhmes per pjesen tjeter te botes.

Publikuar dje ne "The Financial Times"

(*) Analist; Instituti per Marredheniet Nderkombetare i Frances


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›