E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo i mbyll derën e kombëtares Ouenit

Italiani i stolit të “3 luanëve” gjithmonë ka ngulur këmbë se vetëm ata lojtarë që aktivizohen çdo javë me klubet përkatës, do të jenë pjesë e skuadrës prej 23 futbollistësh me të cilën Anglia do kërkojë të fitojë Kupën e Botës në Afrikën e Jugut në muajin qershor.

“A jam në presion për të grumbulluar lojtarë të caktuar? Shumë njerëz duan që unë të thërras Ouenin në skuadër. Ai është golashënuesi më i mirë anglez i brezit të tij, por nëse nuk luan në mënyrë të rregullt, nuk mund ta marr”, u shpreh Kapelo për “La Gazzetta dello Sport”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›