Topi po shqyrton kandidaturat për Gj. Kushtetuese
15 shkurti ka qenë afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve nga kandidatët dhe numri i atyre që do të konkurrojnë për gjashtë vendet në Kushtetuese dhe 2 vendet në Gjykatën e Lartë është i lartë. Deri më tani kanë aplikuar rreth 60 persona.
Dokumentacioni i kandidatëve është në proces shqyrtimi nga Drejtoria Juridike e këtij institucioni, të cilat më pas do të dekretohen nga Presidenti i Republikës.
Më 25 janar 2010, përmes një njoftimi zyrtar, Kreu i Shtetit, në përmbushje të detyrimit të tij kushtetues, bëri të ditur nisjen e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për gjashtë vendet vakante në Gjykatë Kushtetuese dhe dy vendet vakante në Gjykatën e Lartë.
Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo me pak se 15 vjet në profesion, ndërsa gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi pune jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion për jo më pak se 15 vjet.