Infrastruktura, miratohet marrëveshja me BERZH
Kryeministri Berisha deklaroi në mbledhjen e Qeverisë se "është ndërmarrë realizimi i një projekti të rëndësishëm 'rrugët dytësore dhe lokale', me një vlerë prej 300-400 milion dollarë".
"Objektivi i këtij projekti është të përmirësojë përqasjen ndaj shërbimeve kryesore dhe tregjeve nëpërmjet lehtësimit të qarkullimit gjatë gjithë vitit për qytetarët, duke përfshirë përmirësimin e segmenteve prioritare të rrjetit rrugor rajonal, përmirësimin e segmenteve të prioritare të rrjetit lokal dhe forcimin e menaxhimit të rrjetit të rrugëve rajonale dhe lokale", tha Kryeministri Berisha.
Projekti do të bashkëfinancohet respektivisht me 50 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), 50 milionë euro nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe 33 milionë euro nga fondet e Instrumentit të Para Aderimit IPA 2010/2011.
Gjithashtu, një grant prej 40 milionë euro do të sigurohet nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (FIBP). Në këtë kuadër, financime paralele janë siguruar nga një numër institucionesh të tjera – Banka Botërore, OFID dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës.