Të gjithë në kërkim të Ivica Oliçit
Hanburg - Sulmuesi i Hamburgut, Ivica Oliç, është vënë në shenjestrën e disa klubeve prestigjoze në Europë. Midis klubeve të interesuara për shërbimet e tij, janë, Juventusi, Valencia, Bajerni i Mynihut, etj. Nga Premierliga angleze e interesuar për kroatin është skuadra e Midellsbrout. Për këtë interesim të skuadrës angleze, menaxheri i 29-vjeçarit përgjigjet negativisht.
Në një prononcim për mediat menaxheri i tij shprehet: “Jemi të kontaktuar nga skuadra e Midellsbrout, por nuk jemi duke neguciuar me asnjë nga drejtuesit e këtij klubi. Nuk mendoj se Midellsbrou është nga lloji i skuadrave për të cilat është i interesuar Ivica. Jemi duke negociuar me Juven, Valencian, Bajernin e Mynihut, dhe natyrisht edhe me Hamburgun”.
Siç vihet re edhe nga deklarata e menaxherit, kroati është i interesuar për një skuadër elitare në Europë.