Akuafreska shihet si zëvëndësues i “Perandorit”
Milano - Kampionët zikaltër kanë gati alternativën për zëvëndësimin e “Perandorit”. Sulmuesi për të cilin bëhet fjalë është Akuafreska, i cili është pjesë edhe i kombëtares italiane U-21 . Interi mund ta marrë lojtarin nga Kaljari për një shifër prej 5 milion eurosh.
Akuafreska duket si kandidatura më e mundshme për të zëvëndësuar Adrianon në muajin janar tek sulmi i Interit. Si alternativë shihet edhe shkëmbimi i Balotelit ose Çelinos, por në krye të listës për këtë shkëmbim është Obina.
Klubi i Interit mund ta arrijë mjaft lehtë marrëveshjen me klubin e Kaljarit, pasi është edhe vetë dëshira e lojtarit për të kaluar në Milano. Akuafreska është zgjidhja më ekonomike për Interin, dhe një garanci për të ardhmen e sulmit zikaltër. Por, nga ana e tij Murinjo nuk dëshiron absolutisht të sakrifikojë Balotelin për të marrë Akuafreskën në ekipin e tij, dhe alternativa më e mundshme për këtë shkëmbim është Obina.