Kapelo sytë te Euro 2012

Edhe pse dështoi në Kampionatin Botëror, Fabio Kapelo do të jetë trajneri i Anglisë edhe për fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian 2012.
Italiani 64-vjeçar është i bindur se mund të fitojë një trofe të rëndësishëm ndërkombëtar me “tre luanët”.
“Unë jam më i përqendruar se kurrë për të pasur sukses me ekipin anglez”, - tha Kapelo.
“Është shumë e rëndësishme ta shfrytëzojmë keqardhjen si një motivim për të ardhmen dhe unë mund t’i siguroj tifozët se jam plotësisht i fokusuar në takimet kualifikuese të Europianit, duke filluar nga miqësorja me Hungarinë në muajin gusht (në Uembli)”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 03 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili