FMN: Ekonomia globale po ngadalësohet
TIRANE - Parashikime jo të mira për ekonominë globale vijnë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas së cilës rritja e ekonomisë globale po ngadalësohet.
Duke u ndalur në Evropë, FMN-ja konstaton se vazhdojnë problemet e deficitit buxhetor dhe rritja ekonomike është më e vogël se sa pritej në vendet në zhvillim me ekonomi të mëdha.
Ekspertët e FMN-së thonë se ekonomia globale do rritet me 3,5 për qind këtë vit dhe 3,9 për qind në 2013-ën, shifra këto pak më të vogla se vlerësimet e mëparshme.
Por një raport i paraqitur sot në Washington tregon se situata ekonomike mund të keqësohet, në se përpjekjet për përmirësimin e situatës ekonomike të Evropës nuk kanë rezultat, ose në se bllokimi politik në Washington çon në shkurtimin drastik të shpenzimeve dhe rritjen e taksave.
(er.nu/news24/BalkanWeb)