Blater Gjermania e bleu Boterorin 2006

Tashmë të gjithë janë mësuar me faktin që Sep Blater bën deklarata bombastike dhe sa herë që kreu i FIFA-s flet, interesi është i madh. Edhe këtë herë zvicerani nuk ka zgjënjer, madje me gojën e tij 76-vjeçari ka konfirmuar një skandal gjigand.
Gjatë një interviste për gazetën zvicerane, “Sonntag’s Blick”, Blater akuzoi Federatën Gjermane të Futbollit se e ka blerë Kupën e Botës 2006. “Në momentin e fundit dikush braktisi sallën dhe kështu në vend të një votimi 10 me 10, Gjermania fitoi me 10 vota në favor, kundër 9 votave të tjera”, deklaroi presidenti i FIFA-s.
E humbu nga ai votim doli Afrika e Jugut, që gjithsesi fitoi të drejtën të organizonte botërorin në edicionin e vitit 2010. Blater i përkufizoi deklaratat e tij si thjesht një konstatim, por kaq ka mjaftuar që menjëherë të ndizej polemika.
Sipas sekretarit të federatës gjermane, Helmut Sandrok, deklaratat janë “absolutisht të pabazuara”, ndërsa për Franc Bekenbauer, që ishte president i Komitetit Organizator në Gjermani “këto aludime të paqarta janë të pakuptueshme”.
Sulmi është mjaft i rëndë, edhe sepse i bëhet një vend që njihet për respektimin e ligjit dhe rregullave. Madje, për të ruajtur këtë imazh, në Gjermani bën të pamundurën që gjatë vitit 2005 të fshihnin skandalin e gjyqtarëve të përfshirë në ndeshjet e manipuluara.
Zyrtari i Ekzekutivit të FIFA-s që u largua nga mbledhja ishte Çarls Dempsi nga Zelanda e Re, ndërsa vetëm pak ditë përpara votimit përcaktues, në korrik të vitit 2000, ish-kancelari gjerman, Helmut Shrëder kishte arritur të garantonte një furnizim me bazuka për Arabinë Saudite, vend nga ku vinte një prej delegatëve të FIFA-s, dhe një votë vendimtare për suksesin e gjermanëve.