E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 108 kg mariuanë, pranga studentit

Gjirokastër-Tre persona kanë tentuar të kalojnë kufirin në pikën kufitare të Kakavijës me 108 kg Mariuanë që i mbanin në çantat e tyre të shpinës. Pas konstatimit policia ka lokalizuar zonën dhe ka arritur të vërë në pranga njërin prej tyre. Ai është Klodian Basha, 24 vjeç, student i vitit të tretë, në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Gjirokastrës. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy personat e tjerë që ishin me të.

Mbrëmë rreth orës 23.30, Njësia e Shërbimit të Policisë Kufitare me anë të kamerave termike ka konstatuar tre persona ku secili  kishte nga një çantë të madhe shpine, të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit jeshil me shtetin grek.

Menjëherë njësiti i policisë kufitare është afruar në distancë, dhe u  ka berë thirrje të ndalojnë. Këta shetas nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë, por kanë hedhur çantat përtokë dhe janë larguar me shpejtësi në thellësi të tokës shqiptare, duke përfituar nga errësira  dhe nga mjergulla e dendur që kishte mbulluar një pjesë të luginës.

Pas rrethimit të vendngjarjes, nga forcat e policisë është bërë e mundur kapja në flagrancë e njërit prej tyre dhe  u identifikua se është shtetasi nga Tepelena, Klodian Basha.

Në  çantat e lëna në vendngjarje  kishte nga  3 pako në formë katrore të mbështjella me letër natriban të tejdukshme, me peshe 12 kilogramë secila , ku brenda tyre kishte lëndër narkotike të dyshuar si Mariuanë. Gjithsej janë evidentuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës  materiale  108 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë. 

Ky është rasti i dytë brenda dy ditëve ,pasi më datën 15 nëntor, po nga shërbimet e policisë kufitare në vendin e quajtur Gryka e Bogazit janë sekuestruar 60 kilogramë Mariuanë dhe një armë zjarri tip Kallashnikov.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›