Kapen 1.200 kg marijuanë Made in Albania, e destinuar për tregun italian
Itali- Policia e Italisë ka sekuestruar 1.200 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë me origjinë shqiptare. Sipas mediave të vendit fqinj droga kishte për destinacion tregun italian.
Sakaq katër persona, dy italianë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar si posedues të lëndës narkotike. Mësohet se operacioni u krye në zonën e Martignano-s në provincën e Leces, kur katër të arrestuarit po ngarkonin drogën në një furgon.
Ndërkohë policia italiane ka sekuestruar edhe disa armë dhe rreth 400 fishekë. Autoritetet e shtetit fqinj po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë trafik ndërkombëtar droge.