Përgjaket fundjava nga aksidentet në rrugë, viktima në Durrës dhe Rrëshen
Durrës- Një burrë ka humbur jetën në një aksident rrugor në Durrës në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Sipas policisë makina me të cilin po udhëtonte viktima Shpëtim Tepshi ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen në rrethrrotullimin e Shën Vlashit.
Policia tha se Tepshi po drejtonte automjetin tip Benz me targë DR5629D, kur ka humbur kontrollin e tij rreth orës 04:00.
Ndërkohë ekipet hetimore të policisë rrugorekanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë ëpr zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë.
Ndërkohë në Milot ka humbur jetën një 40-vjeçar motorçikleta e të cilit ka dalë nga rruga. Viktima sipas policisë është Antoni Keci.