E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 15 kg kokainë në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, 2 në pranga

ATHINE – Autoritetet greke sekuestruan rreth 15 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, në autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Mësohet se droga ishte fshehur në bagazhin e autobusit, i cili dyshohet se është përdorur edhe herë të tjera për transportim droge.

Ndërkohë policia greke ka vënë në pranga drejtuesin e autobusit dhe një tjetër shtetas shqiptar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Gjatë kontrollit të autobusit, policia gjeti edhe një sasi të konsiderueshme parash, rreth 29 mijë euro, 9 telefona celularë dhe një peshore, që mendohet se përdorej për ndarjen e lëndës narkotike.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›