Gara për kreun e PD, Berisha: Të enjten vleresojmë kandidaturat, jo ndikim nga postet
TIRANË-Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë disa këshilla lidhur me garën për zëvëndësimin e tij.
Në rrjetin social Facebook, PD ka postuar një mesazh të Berishës ku deklaron se ditën e enjte kryesia e PD do vlerësojë kandidaturat e paraqitura. Po kështu Berisha thekson se cdo anëtar i PD është i lirë të hyjë si kandidat dhe të garojë për postin e kreut të PD, edhe pa mbështetjen e kryesisë.
“Mesazh per te gjthe drejtuesit e Partise Demokratike, nga kryetare seksioni deri ne anetare te kryesise se PD dhe per te gjithe anetaret e PD qe punojne ose mbajne funksione drejtuese ne te gjitha nivelet e qeverisjes sone qendrore ose vendore:
Gara per kryetarin e PD nisi sot me shpalljen e kandidatures se pare. Ajo eshte e hapur per çdo anetar dhe anetare te PD qe deshiron te konkurroje per lider te Partise Demokratike. Diten e enjte, kryesia e PD do te mblidhet per vleresimin dhe shprehjen e mbeshtetjes se saj per kandidatin apo kandidaturat qe mendon se meritojne te mbeshteten prej saj zyrtarisht. Kjo nuk do te thote se jashte mbeshtetjes se kryesise se PD anetar apo anetare te PD mund te pengohen dhe nuk mund te konkurrojne per kryetar te Partise Demokratike. Dallimi i vetem eshte se ata nuk do jene kandidatura zyrtare te kryesise se PD”.
Berisha më tej sqaron se nuk ka bërë asnjë rekomandim për nodnjë person të vecantë për postin që ai ka mbajtur prej më shumë se 20 vitesh. Ai kërkon qe personi që do te ndihmojë kandidatin qe do te garojë për kreun e PD duhet të heqë dorë nga posti që ai mban në qeveri apo në parti dhe vetëm në këtë rast kolegët të lobojnë për të.
"Une dhashe doreheqjen nga detyra e kryetarit te PD dhe nuk bera asnje rekomandim per person te veçante per zevendesimin tim. Po keshtu me kryesine e PD vendosem qe ne zgjedhjen e kryetarit te ri pushteti te kaloje teresisht tek anetaret e PD dhe vota e tyre duke mos bere asnje rekomandim per asnje person te veçante por dhe duke mos penguar asnjeri te marre pjese ne kete gare. Prandaj ne respekt te pushtetit te votes se çdo anetari te PD kerkoj qe askush te mos perdore pushtetin partiak, publik administrativ qe ka ne mbeshtetje apo lobim te nje kandidati te veçante. Pra asnje drejtues ne asnje nivel partiak apo qeverises te mos prononcohet publikisht apo jo publikisht per shkak te postit qe ka ne mbeshtetje te nje kandidati te caktuar. Ne kete proces çdonjeri prej nesh ka vetem nje vote. Por çdo drejtues ne çdo nivel partiak apo ne qeverisje ka te drejte te loboje publikisht per kandidatin e preferuar ose te bashkohet me stafin e tij vetem pasi ai ose ajo te kete dhene doreheqjen nga funksioni partiak apo publik qeverises qe mban”.
Në fund, Berisha kërkoi që ky proces i zgjedhjes së kryetarit të ri të shërbejë si një proces dinjitoz dhe për një fillim të ri të fuqishëm të PD.
PD pret te zgjedhe kryetarin e ri pas dorëheqjes nga ky post të Sali Berishës, si pasojë e humbjeve në zgjedhjet e 23 qershorit. Nder emrat qe ka ofruar kandidaturen eshte dhe Aleksander Biberaj, ndersa perflitet nga selia e PD se gares se shpejti do i behet pjese dhe Lulzim Basha. Sot zyrtarizoi kandidaturen dhe deputeti Sokol Olldashi.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera "Kreu i PD-së", Erion Nikolli: Unë kandidat, ja platforma Olldashi zyrtarizon kandidaturën për kreun e ri të PD Rusmajli: Lidershipi arrogant çoi në humbje PD-në Paloka: Zgjedhjet, përmes pazareve korruptive, u hodhën miliona euro për të blerë votat