E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 20 kilogram kanabis ne Vlore

25 kg kanabis sattiva të presuar ka sekuestruar sektori i antidrogës në portin e Vlorës duke shoqëruar edhe drejtuesin e automjetit Spiro Kreka 36 vjeç nga qyteti i Himarës nën akuzën e posedimit dhe transportimit të lëndës narkotike. Automjeti i transportimit të lëndës narkotike ishte me targa italiane në pronësi të 36- vjeçarit dhe sasia e saj ishte fshehur në dyert, kroskotin si dhe në sediljet e makinës e paketuar në qese një kilogramëshe. Kreka ka kryer transport mallrash me makinën e tij në vazhdimësi nga Vlora drejt Italisë pasi dispononte dokumenta të rregullta për në shtetin fqinjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›