Skema e opozites. PS planifikon ankimime te tjera
Pushimi i gjykimit te nje dite me pare ne Kolegjin Zgjedhor per rezultatin e Tiranes per Partinë Socialiste nuk nenkupton fundin e çeshtjes. Kolegji sipas tyre nje dite me pare ka dhene vendim per ankimimin e procedurave te ndjekura nga KQZ per shpalljen e rezultatit te Tiranes, duke e ndare kete ne dy pjese, vendimin per rrëzimin e kërkesë- padisë së palës paditëse, Partia Socialiste e Shqipërisë për sa i përket kërkesës për konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të vendimit numër 709 datë 23.5.2011, palës së paditur KQZ në Tiranë dhe pushimin e gjykimit të çështjes lidhur me kërkimin për anulimin e vendimeve të ndërmjetme të nxjerrë nga pala e paditur, KQZ.
Te dyja vendimet e Kolegjit kishin ne thelb proceduren e ndjekur nga KQZ per menyren sesi ky institucion numeroi votat e kontestuara. Ndersa tani PS ka nje tjeter mundesi apelimi. Ankesa e fundit që po përgatitet nga juristët e PS ka të bëjë me shpalljen e vendimit përfundimtar të KQZ mbi Tiranën.
Deri tani PS-ja ka paditur në Kolegj Zgjedhor vetëm vendimet e ndërmjetme dhe aktet proceduriale të lëshuara nga KQZ, ndersa kete here socialistet jane duke pregatitur kërkesën qe eshte edhe përfundimtare per ta, atë të shqyrtimit të vendimit përfundimtar të KQZ.
Për të bërë këtë ankesë PS ka kohë deri të dielën, duke qenë se vendimi i KQZ është marrë të enjten, dhe ligji parashikon tre ditë kohë për ankimet. Por megjithe kete hap te fundit, PS po e konsumon si rruge institucionale pasi pas vendimit te nje dite me pare, jane te pakta shpresat e PS te Kolegji Zgjedhor.
Rovena Moçka