E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 270 kg drogë, policia e Vlorës nis hetimet

BRINDIZI- Policia e Vlorës ka nisur hetimet lidhur me një ngarkesë prej 270 kg lëndë narkotike e cila u kap në qytetin e Brindizit në Itali.

Policia po heton origjinën e lëndës narkotike, rrugën se si ajo doli nga Porti i Vlorës, origjinën dhe mënyrën që kanë përdorur trafikantët për t`i shpëtuar kontrolleve në port.

270 kilogramë marijuanë që vinte nga Vlora u sekuestruan në Brinidizi, ndërsa një shqiptar u prangos si transportues I saj.

Lajmi u publikua nga mediat italiane, sipas të cilave, operacioni ka qenë një bashkëpunim mes Guardia di Finanza dhe policisë doganore.

Droga u gjet në një automjet brenda anijes Shpirti i Jonit që sapo kishte zbarkuar në Brindizi pasi ishte nisur nga qyteti i Vlorës.

Pas kontrollit, droga u gjet e maskuar mire ne pjese te thella te automjetit. Ne pranga u vu pronari i makines, nje shtetas shqiptar, emri i te cilit nuk behet i ditur.

Ai u shoqerua ne komisariat e mandej ne burg ne pritje te mases se sigurise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›