E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i Bashës, Gjykata jep sot vendimin

TIRANE- Gjykata e Tiranes vendos sot per kerkesen e kryetarit te ri te Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, per vertetimin e mandatit, para se të marrë zyrtarisht postin e ri.

Paraditen e sotme, në oren 10:00, do te jete gjykatësja Elbana Lluri, ajo qe do te deklaroje vendimin lidhur me kete kerkese.

Sipas procedurës që parashikon ligji për pushtetin lokal, kreu i bashkise me te madhe ne vend, pajiset me një vërtetim te tille, qe tregon se procesi i ankimimit ne kolegjin zgjedhor te gjykatës se Apelit ka përfunduar dhe ai mund te nise detyrën, me konstituimin edhe te këshillit bashkiak.

Avokatët e Bashës, qe kane depozituar dy dite me pare kerkesen ne gjykate,  i janë referuar Ligjit për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, në të cilin saktësohet se mandati i kryetarit të Bashkisë apo komunës vërtetohet nga Gjykata.

Mandati i kryetarit të komunës ose bashkisë vërtetohet nga Gjykata, në juridiksionin e së cilës përfshihet komuna ose bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij, thuhet në pikën e parë të nenit 40 të këtij ligji.

Së bashku me padinë, përfaqësuesit e Bashës kanë dorëzuar në Gjykatë edhe vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor, vendimin e KQZ-së që shpall kandidatin demokrat fitues me 93 vota më shumë si dhe tabelat për secilën KZAZ të Tiranës me rezultatin përfundimtar për të gjitha qendrat e votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›