Kapen 3.4 kg heroinë, në pranga 2 maqedonas e një kroat

Policia e shtetit ka bërë të mundur sekuestrimin e 3.4 kg heroinë ndërsa ka prangosur edhe tre poseduesit e saj.
Burime nga policia e Durrësit bënë me dije se droga është kapur në autostradën Tiranë-Durrës në një automjet me targa SK 588 UC në të cilën udhëtonin dy shtetas maqedonas dhe një kroat.
Ndërkohë policia bën me dije se ka arrestuar janë vënë në pranga tre poseduesit e drogës por nuk bën me dije emrat e të arrestuarve. Mësohet se droga ishte fshehur në automjet dhe ishte e paketuar në 6 pako.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.