Imami: Të thellohen specializimet e mjekëve në SU

“Dua t’i kushtoni vëmendje të veçantë specializimit dhe trajnimit të mjekëve të rinj në spitalet më të mira jashtë vendit. Po kështu kushtojini rëndësi veprimeve operacionale jashtë vendit. Së shpejti, një togë do niset në operacion, e cila duhet të jetë e përgatitur dhe e plotësuar nga çdo pikëpamje, sepse mund të ndodhen në kondicione të vështira”, deklaroi ai gjatë një takimi me stafin e këtij spitali.
Krijimi i pavionëve të domosdoshëm, pajisja e tij me mjete të reja, të sofistikuara dhe moderne, si dhe kualifikimi dhe specializimi i mjekëve në spitalet më të mira të vendeve të ballkanit apo Europës, me qëllim për t’i shërbyer sa më mirë çdo pacienti që kurohet në të, ishin disa nga pikat kryesore që u diskutuan në analizën vjetore Struktura e atyre që marrin ndihmë në Spitalin Ushtarak është në mbi 7423 të shtruar në vit, në nivelet 87.2 % pacientë civilë dhe 12.8 % ndaj atyre ushtarakë.
Numri i pacientëve që trajtohen në SU është afërsisht i barabartë në shërbime, por më i rritur në shërbimet e neuropsikiatrisë, pneumologjisë dhe kardiologjisë. Raporti i shërbimit ushtarako-civil është i përbërë nga: 25% ushtarakë dhe 75% civilë, një raport pak më pozitiv krahasuar me totalin SU por i justifikuar në QKT. Në QKT numri i të shtruarve është më i madh në kirurgjinë e Specialiteteve me 1184 raste të shtruar duke vazhduar me neurokirurgjinë me 1181 raste, etj./S.Ll/Start/
2011-01-13 10:59
[