E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Prokuroria të hetojë videon

Nga Pogradeci ku ndodhej, kreu i shtetit reagoi për herë të parë për zhurmnajën mediatike lidhur me videon, ku Meta i kërkon ish-vartësit të tij Dritan Prifti favorizimin e një kompanie për koncesionet në hidrocentrale.

“Kjo është një çështje që i takon prokurorisë, dhe patjetër inkurajoj prokurorinë jo vetëm për të bërë detyrën e saj, pasi prokuroria është një institucion që varet në ligj, por e them se për këtë çështje, prokuroria duhet të bëjë transparence. Ta bëjë transparencën hap pas hapi pasi ka një sërë ngjarjesh që kanë sensibilitet dhe kanë nëvojë për transparence”, ka thënë ndër të tjerash Topi.

Ai kujtoi edhe një herë se vetëm duke bërë transparencë, një detyrë që i takon organeve të drejtësisë, do të vendosen parametrat e së drejtës në vend. “Unë jam Presidenti i Republikës dhe i trajtoj cështjet me shumë rigorozitet, fakti që kjo është në dorë të prokurorisë, inkurajoj dhe për transparence”, tha presidenti. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-13 14:37
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›