Pranga tre shtetasve, i morën me armë paratë dy vëllezërve

Nga operacioni i organizuar u arrestuan shtetasi Agustin Bashkim Nasufi, 19 vjeç, banues në Babrru, Agim Shaban Nasufi, 18 vjeç, banues në Babrru si dhe Arben Lek Gjonkola, 21 vjeç, banues në Babrru.
Këto tre shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjetrin, më datë 11 Janar 2011, rreth orës 20.00’, në Kodër Kuqe Babrru, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës dhe me dhunë, dy vëllezërit Adriatik dhe Ardian Burgu, respektivisht 18 dhe 32 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Agustin Nasufi, është gjetur një armë zjarri pushkë, mod.56, si dhe 336 copë fishekë mod.56, dhe një qese e zezë në formën e kapuçit, sende të cilat kanë shërbyer për të realizuar vjedhjen. /S.Ll/Start/
2011-01-13 11:13
[