E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic zgjidhet president i AP të OKB-së

Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic është zgjedhur president i ardhshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në votimin e parë që nuk kishte kandidat konsensual, që nga viti 1991, njofton agjencia e lajmeve, Associated Press.

Vuk Jeremic ka mundur ambasadorin e Lituanisë në OKB-së Dalius Çekuolis në votimet, në të cilat ai ka marrë 99, ndërsa diplomati lituanez 85 vota.

Jeremic ka falënderuar asamblenë "për nderin që i ka dhënë për ta udhëhequr atë" për një vit, duke filluar që nga shtatori.

Ai do të pasojë në këtë post Nasir Abdulaziz Al-Naserin të Katarit. (REL)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›