Kapen autoret e vrasjes se emigrantit Romeo Fejzullahu
Artan Koci
Pese muaj hetime intensive derisa agjentet e Policise Kriminale te Vlores kane rene ne gjurmet e autoreve te vrasjes se emigrantit 39-vjecar Romeo Fejzullahut te ndodhur ne 30 dhjetor te vitit te kaluar teksa ky i fundit kthehej nga Italia per te festuar festen e Vitit te Ri ne familje. Luis Rosi 31 vjec dhe Julsi Tushi 36 vjec qe te dy nga Vlora dhe banues ne lagjen Kushtrimi jane vene ne prangat e policise se ketij qyteti pas nje operacioni te ndermarre nje dite me pare enkas per kapjen e tyre. Lajmi eshte konfirmuar dje nga burime te policise se qytetit bregdetar sipas te cilave vec prangosjes se dy autoreve ne kerkim eshte shpallur edhe nje i trete emri i te cilit nuk eshte bere publik per shkaqe hetimore. Sipas te dhenave fale nje pune te imtesishme hetimore hetuesit kane mbledhur deshmi dhe prova bindese pergjate ketyre muajve se personat qe kane qelluar me bresheri kallashnikovi duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme ne nje prite te organizuar ne afersi te fshatit Panaja te Vlores kane qene Luis Rosi dhe Julsi Tushi. Nderkohe qe nga te dhenat e deritanishme lidhur me motivet e kesaj vrasje burime nga policia pohuan se ne baze te hetimeve mendohet se ekzekutimi i Fejzullahut ka ndodhur per shkaqe hakmarrjeje.
Sipas te dhenave te policise lidhur me ngjarjen ne fjale behet e ditur se Rosi dhe Tushi ne bashkepunim me njeri-tjetrin me 30 dhjetor te vitit te kaluar rreth ores 1100 ne fshatin Panaja ne rrugen kombetare Vlore - Fier kane kryer atentatin ndaj 39-vjecarit te ardhur nga Italia. Nga hetimet e policise se Vlores ne ate kohe u be e ditur se dy personat udhetonin me nje automjet tip Mercedes-Benz Regina me xhama te erret pa targa dhe i kane prere rrugen automjetit tip furgon Renault ngjyre e bardhe me targa FR 0457 D i cili levizte nga Vlora ne drejtim te Fierit 39-vjecari qe kthehej nga Italia. Ne furgon kane qene Romeo Fejzullahu Eduart Fejzullau dhe Neritan Shpata te cilet ktheheshin nga Italia. Ndersa nga makina Mercedes-Benz Regina kane zbritur tre persona njeri prej te cileve drejtuesi i mjetit me nje send te forte ka thyer xhamin e deres se shoferit te furgonit tip Renault Ndersa nje person tjeter qe ka zbritur nga pjesa e pasme e automjetit ka pasur ne dore nje arme zjarri tip automatik Kallashnikov me te cilin ka qelluar ne drejtim te drejtuesit te furgonit. Si pasoje e zjarrit te hapur me kallashnikove ka mbetur i vrare Romeo Fejzullahu i cili drejtonte automjetin. Dy te arrestuarit akuzohen per Vrasje me paramendim dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit dhe ndaj tyre pritet te filloje edhe ndjekja penale.
Te arrestuar
Luis Rosi 31 vjec nga Vlora
Julsi Tushi 36 vjec nga Vlora
Viktima
Romeo Fejzullahu 39 vjec nga Patosi