E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngujohet tek shtepia e prinderve Griselda Zaimi

style=positionrelativez-index2>

Artan Koci

Ka vendosur te qendroje ne shtepine e prinderve te saj se bashku me motren. Nje dite pas sqarimit te ngjarjes se bujshme nga ana e policise dhe prokurorise per rrembimin e Griselda Zaimit Roshit kjo e fundit nuk ka preferuar te flase me askend ashtu si dhe familjaret e saj duke mos folur me gjate per ngjarjen. Familja Zaimi banon prej pak kohesh ne nje apartament ne katin e katert ta sapoperfunduar ne zonen e Shkozes ne periferi te Tiranes afer Merkatos se Vjeter ku atje fqinjet e pakte perreth shprehen se familja kishte pak njohje me lagjen e re ku eshte vendosur. Sipas tyre gjate kesaj kohe ata kane vene re se 28-vjecarja shihej shpesh ne familjen e prinderve dhe pasi kishte mosmarreveshje me bashkeshortin ne Kavaje. Ata treguan gjithashtu se kete vere Griselda do te bente ceremonine e saj zyrtare te dasmes. Por sic shprehen asnje prej fqinjeve nuk e njihnin nga afer Griselden pasi ne kete lagje ajo kishte shume pak kohe qe jetonte. Nderkohe ne lidhje me ecurine e hetimeve burime nga organi i akuzes ende nuk kane konfirmuar per klasifikimin e ri te procedimit penal te kallezimit te Griseldes nese ajo do te merret e pandehur me akuzen e mashtrimit apo do te merret ne cilesine e te demtuares duke e klasifikuar veprimin e saj nen efektet e frustrimit apo presioneve psikologjike qofte edhe nga familja e saj e re. Ne kete pike dy dite me pare burime nga policia pohuan se ndonese ceshtja eshte ende nen hetim per te zbardhur cdo detaj te ngjarjes Griselda Roshi do te perballet me akuzen e Kallezimit te rreme dhe Mashtrimit te familjareve per shtatzenine. Burime nga policia shtuan gjithashtu se hetimi nuk mund te quhet ende i mbyllur per vete faktin se hetuesit jane duke punuar per te zbuluar nese Griselda ka pasur bashkepunetore te tjere nese po cilet jane dhe cilat ishin qellimet e stisjes se nje historie te tille.

Prokuroria Nuk ishte rrembim

Nga ana tjeter bazuar ne hetimet e deritanishme te hetuesve Prokuroria e Pergjithshme deklaroi dy dite me pare se nuk ka elemente qe te vertetojne rrethanat e pengmarrjes se Griselda Roshit cka hedh poshte pisten e variantit te rrembimit dhe marrjes peng te femijes se sapolindur. Referuar ngjarjes se bujshme u be e ditur se Prokuroria per Krime te Renda ne bashkepunim me Policine e Shtetit pas regjistrimit te denoncimit me 1 qershor per rrembimin e shtetases Griselda Roshi realizuan nje sere veprimesh hetimore per verifikimin e rrethanave te ngjarjes duke vleresuar dhe vete sensibilitetin qe paraqet ky rast. Organi qendror i akuzes sqaroi se ne baze te analizes te veprimeve hetimore te deritanishme u arrit ne konkluzionin se nuk ka elemente qe te vertetojne rrethanat e pengmarrjes se shtetases Griselda Roshi cfare hedh poshte pisten e variantit te rrembimit dhe marrjes peng te femijes se sapolindur. Ndersa tha se Prokuroria e Krimeve te Renda ne bashkepunim me Policine e Shtetit po punohet per te sqaruar me tej arsyet dhe motivimin e denoncimit.

Griselda pranon versionin e vertete

Ne dinamiken e ngjarjes dy dite me pare Griselda Zaimi ka pranuar perpara prokuroreve te Krimeve te Renda se denoncimi i bere ne polici per rrembim dhe marrjen e femijes ka qene nje mashtrim i saj. Per rreth 2 ore e 30 minuta ne Prokurorine e Krimeve te Renda ne kryeqytet 28-vjecarja e shoqeruar edhe nga nje psikologe per shkak te gjendjes jo te mire mendore u eshte pergjigjur per here te dyte pas denoncimit te pare te marten pyetjeve te organit te akuzes. Ne deshmine e dyte ajo ka pohuar sipas te dhenave nga organi i akuzes se nuk e kane rrembyer dhe se nuk ka qene asnjehere shtatzene porse rrembimin e saj si dhe marrjen e femijes se porsalindur e ka stimiluar vete. Pergenjeshtrimi i ngjarjes nga vete protagonistja 28-vjecare vjen pas atij te dy diteve me pare ku fillimisht deshmoi se pasi ka pire kafe me shoqen e saj dhe kur ka shkuar te marre taksi tre persona me arme e kane rrembyer dhe e kane derguar ne nje klinike ku i kane marre edhe femijen pasi ishte ne muajin e 9-te te shtatzenise. Me pas ajo ka denoncuar se pasi i kane marre femijen e kane lene disa metra larg shtepise ne Kavaje dhe ka qene kunati qe e ka shoqeruar ne polici per te bere denoncimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›