Kapen dollaret e pare fals ne Tirane arrestohet kosovari
TIRAN - Arrestohet ne kryeqytet kosovari me 7400 dollare amerikane te falsifikuar ndersa policia shpall ne kerkim nje te dyte te dyshuar si bashkepunetor te tij. Ngjarja ndodhi pak dite me pare ne kryeqytet kur sherbimet e policise se kryeqytetit te njoftuar nepermjet nje informacioni ndaluan 37-vjecarin Luz Bisaku nga Gjakova i cili udhetonte me nje automjet te markes Opel.
Pas ndalimit dhe kontrollit te kryer ne veturen e tij policia gjeti dhe bllokoi te gjithe sasine e parave prej 7400 dollaresh kartemonedha te prerjes 100 dollareshe. Parate mesohet se u gjeten ne sediljen e pasme te vetures ne nje portofol qe ndodhej ne ndenjese.
Efektivet e Antikrimit Ekonomik te Drejtorise se Policise se Tiranes u informuan nepermjet nje telefonate se ne afersi te kryqezimit te Zogut te Zi ne nje pike karburanti nje person qe ndodhej ne nje automjet me targa te Kosoves kishte nje sasi kartemonedhash te falsifikuara. Sipas informacionit kartemonedhat ishin prerje 100-dollaresh por kishte edhe prerje te tjera 50 apo 20-dollaresh.
Menjehere pas informacionit oficere te Antikrimit Ekonomik mberriten ne zone dhe menjehere kontrolluan mjetin me targa 274 KS 719 qe ishte nje autoveture e markes Opel. Ne veture ndodhej nje person te cilit hetuesit i pohuan se duhej te benin nje verifikim dhe nje kontroll te mjetit. Sapo kryen kontrollin gjeten sasine e konsiderueshme te parave si dhe konstatuan se pershkrimet e dhena nga informatori i panjohur perputheshin me ato qe ata shihnin.
Menjehere Bisaku u shoqerua per ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes ku u mor ne pyetje nga specialistet e Antikrimit Ekonomik.
Gjate marrjes ne pyetje te Bisakut hetuesit mesuan se bashke me te ne veture kishte qene edhe nje person tjeter i cili ishte larguar nga vetura pak momente perpara se policia te mberrinte prane pikes se karburantit per te kryer kontrollin. Vete Bisaku ka pohuar se nuk kishte dijeni per kartemonedhat e falsifikuara pasi edhe kuleta ne te cilen ato ndodheshin ishte ne ndenjesen e pasme te vetures pikerisht sipas tij ne vendin ku kishte qene personi tjeter nga Kosova i cili ishte larguar qe aty pak momente me pare.
Pas veprimeve te kryera policia arrestoi ne flagrance gjakovarin Luz Bisaku 37 vjec me akuzen e posedimit dhe transitimit te kartemonedhave te falsifikuara ndersa shpallen ne kerkim personin tjeter me shtetesi kosovare emri i te cilit nuk behet i ditur nga policia.
Ekspertet
Kartemonedhat me cilesi por edhe me mungese elementesh sigurie
Hetuesit e policise se kryeqytetit kane mbetur jo pak te habitur kur mesuan per sasine e parave te falsifikuara qe gjendeshin ne veturen ne pronesi te gjakovarit Luz Bisaku.
Sipas tyre rastet e kapjes se kartemonedhave te falsifikuara thuajse ne te gjithe rastet e tyre kane qene ne prerje te kartemonedhes euro dhe ne raste mjaft te rralla ato kane ne kartemonedha te tjera si dollare amerikane sterlina angleze franga zvicerane apo kartemonedha te vendeve te tjera te Europes. Burimet e policise thane se rasti i mesiperm eshte nder te paktet raste me vitet e fundit kur ne territorin e Shqiperise jane kapur dollare te falsifikuar ne prerjet 100-dollaresh.
Nderkaq per rastin e fundit mesohet se parate e bllokuara jane derguar ne Institutin e Policise Shkencore per ekzaminim me qellim gjetjen dhe identifikimin e elementeve qe iu mungonin parave te bllokuara. Hetuesit thone se ne pamje te pare parate duken se jane me cilesi te mire por kane edhe mangesi te elementeve te ndryshem po te shihen nen rrezen e drites.
Nje pershkrim te detajuar per elementet e sigurise qe mungojne ekspertet kriminaliste pritet te japin nje pergjigje perfundimtare gjate diteve ne vazhdim ne nje raport ekspertimi te posacem per parate e bllokuara.
Zyrtaret Policise Europiane kerkojne te dhena mbi origjinen e parave
Europol kerkon informacion per parate false
TIRAN - Europol pas informacioneve te dhena nga mediat shqiptare per mundesine e futjes ne vendin tone te parave te falsifikuara perpara fushates per zgjedhjet vendore ka perseritur kerkesen per informacion ne lidhje me kete ceshtje. Burime te Zyres se Interpol Tiranes thane dje ne mesdite per gazeten Shekulli se ne menyre te vazhdueshme zyra e Europol ka kerkuar informacione te detajuara per sasi parash te falsifikuara te kapura ne vendin tone.
Nje veprim i tille mesohet se eshte kryer ne menyre te vazhdueshme kur Policia Shqiptare ka raportuar kapjen dhe bllokimin e parave false nga kartemonedhat me te medha 500-eurosh e deri tek prerjet me te vogla 5-eurosh. Informacionet nuk kane bere perjashtim ne lidhje me sasite e parave te bllokuara per shuma te vogla apo te medha por sasive te medha iu eshte vene rendesia me teper thone hetuesit.
Ne lidhje me sasite e parave te bllokuara zyrtaret e Europolit kane bere te ditur se kerkonin te dhena mbi origjinen e parave te falsifikuara te kapura nga policia. Kjo sipas tyre me qellim qe zyrtaret e Europolit te lokalizonin vendndodhjen e mundshme te punishteve dhe vendeve te fabrikimit te ketyre kartemonedhave dhe me pas goditjen e tyre.
Me pare policia ka bllokuar ne menyre te here pas hershme sasi te konsiderueshme eurosh te falsifikuara origjina e te cileve ka qene Kosova apo Maqedonia ndersa si vend i prodhimit ka qene Bullgaria. Vitin e kaluar policia bllokoi sasine me te madhe te kartemonedhave euro te falsifikuara rreth 35 mije euro te cilat mesohet se kishin hyre nga Mali Zi dhe Maqedonia. Ne kete operacion policia arrestoi edhe disa persona te cilet po mundoheshin ti hidhnin ne tregun shqiptar.