Kapen duke vjedhur banesën, arrestohen

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vjedhje banese, konkretisht në lagjen e tyre.
Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar i thanë noa se u bë arrestimi në flagrancë i 22 vjeçarit Teodor Dhimo dhe 19 vjeçarit Rafaelo Bitaj, të dy banues në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Dy të rinjtë janë kapur në flagrancë duke vjedhur në bashkëpunim me njeri-tjetrin banesën e shtetasit V. M. banues në lagjen e tyre./Indeksonline/