Kapen falsifikatorët bullgarë të kartelave bankare
Ministria e Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tre shtetasve bullgarë për falsifikim të kartelave bankare dhe kryerje ilegale të transaksioneve.
Tre bullgarët akuzohen se gjatë muajit qershor në Maqedoni kanë kryer transaksione ilegale nëpër bankomate, duke realizuar 111 transaksione të suksesshme. Ata kanë arritur të përfitojnë mbi 20 mijë euro. Gjatë tentativave kanë dështuar mbi 160 transaksione.
Grupi i organizuar kishte vendosur të dhënat e shtetasve të Maqedonisë, me të cilat pastaj kishin arritur që me kartela të tërheqin paratë nëpër bankomate, kryesisht në rajonin e Shkupit. Ekipet profesionale të MPB-së po hetojnë sigurimin e të dhënave te kartave te kreditit dhe bankare të qytetarëve, të cilat ishin siguruar nga shtetasit bullgarë.