E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Mubarak dënon sulmin në Egjipt

Pas sulmit me 1 janar para kishës Kopte ne qytetin e Aleksandrisë, presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak iu ka bere thirrje egjiptianeve qe te bashkohen kundër terrorizmit. Ne një fjalim televiziv, Mubarak tha se sulmi vetëvrasës, i cili u mori jetën te paktën 21 personave dhe plagosi afro 80 te tjerë, është një akt terrorist qe mban firmën e grupeve terroriste te huaja. Autoret e këtij sulmi treguan qarte se nuk kane respekt për jetën dhe dinjitetin njerëzor. Ne po vijojmë te mbledhim informata lidhur me ketë ngjarje te tmerrshme. Dua te theksoje se jemi te përgatitur per t'iu përgjigjur me forcën e ligjit ndaj sulmeve te tilla mësohet te ketë thënë Mubarak. Sulmi terrorist ne Aleksandri është dënuar nga nje sere liderësh botërore mes te cilëve edhe presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikës Barak Obama qe e cilësoi këtë si një akt te mirëfillte barbar.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›