Greqi Plane per ngritjen e nje gardhi kufitar

206 kilometer gardh rrethues kjo eshte zgjidhja qe do ti jape Greqia problemit te rrjedhes se pafund te emigranteve ilegale qe hyjne permes kufirit me Turqine. Si model ajo merr kufirin mes SHBA dhe Meksikes. Per shkak te problemit me emigrantet ilegale ne Greqi jane vendosur prej rreth dy muajsh edhe njesite e Agjencise Kufitare Evropiane Frontex dhe sipas ministrit per Mbrojtjen e Qytetareve Kristos Papucis bashkepunimi me ta eshte i mire por Greqia planifikon edhe ngritjen e nje gardhi rrethues per tu mbrojtur prej emigranteve ilegale.
Per vendet periferike te BE-se si Greqia Spanja apo Malta barra e refugjateve diktohet ne nje fare menyre prej vete sistemit dhe rregullave te BE-se. Keshtu sipas ketyre rregullave refugjatet ilegale kudo qe kapen ekstradohen per ne ate vend anetar ne te cilin kane shkelur per here te pare territorin e BE-se. Duke trajtuar kete problem ministri i Brendshem gjerman Thomas de Maiziere thote
Kjo eshte nje ceshtje teper e veshtire dhe sidomos ne lidhje me solidaritetin mes shteteve te BE-se qe jane teper te ngarkuara me problemin e refugjateve e sidomos shtetet ne Jug te Evropes dhe shteteve te tjera.
Megjithate ende eshte e paqarte se cqendrim do te mbaje Komisioni i BE-se ne lidhje me planet greke per gardhin kufitar sidomos ne kontekstin e bisedimeve qe zhvillon BE-ja per anetaresimin e Turqise.
Edhe javen e fundit te vitit 2010 policia greke gjeti ne nje kamion te mbushur me portokalle 65 ilegale nga Lindja e Mesme qe donin te kalonin per ne Itali. Ata kishin paguar nga 1.200 deri 1.600 euro per koke. Po ashtu ne Patras u gjet edhe nje kamion me 74 refugjate.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Refugjate ne nje kamp ne Kyprinos ne ultesiren e lumit Evro Kufiri greko-turk kalon pergjate deltes se lumit Evro turqisht Meric. Komisioni i BE-se ka kohe qe e konsideron alarmante gjendjen ne ultesiren e lumit Evro sepse rreth 80 e refugjateve ilegale qe hyjne ne BE kalojne nga kjo zone. Sipas vleresimeve te Brukselit Greqia eshte e mbingarkuar me fluksin e refugjateve ilegale. Mijera te tille lypin rrugeve te qyteteve qindra syresh perpiqen te gjejne ndonje traget per te kaluar ne Itali. Kampet e refugjateve jane te stermbushur.
Sipas te dhenave aktualisht nje nder dhjete banor i Greqise nuk eshte qytetar i BE-se dhe sipas vleresimeve numri i ilegaleve shkon deri ne 300 000 vete. Ata jane kryesisht nga Afganistani Iraku dhe vendet afrikanoveriore.
Sipas vleresimeve te Entit federal per Migracion dhe Refugjate edhe ne Gjermani pritet qe edhe ne vitin 2011 si ne vitin 2010 te vijne rreth 40.000 refugjate shumica e tyre nga Ballkani. Ne vitin 2007 ky numer ishte 19.000.
Autor Pandeli Pani
Redaktoi Elert Ajazaj