E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i fundit per sherbimin e detyruar ushtarak ne Gjermani

Per here te fundit Bundesveri merr ne uniforme diten e hene rekrute per sherbimin e detyruar ushtarak edhe kunder deshires se tyre. Por nderkohe qeveria gjermane ka bere te ditur se ne afatin e dyte me 1 mars nuk do te thirren me ushtare pa deshiren e tyre. Nga 1 korriku sherbimi i detyruar ushtarak do te zevendesohet nga nje sherbim vullnetar. Kjo vlen edhe per sherbimin civil. Bundesveri zvogelon pas kesaj reforme numrin e ushtareve profesioniste dhe rekrute ne 170.000 vete.

Jo te gjithe te rinjte e prisnin me gezim rekrutimin

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Betimi ushtarak i rekruteve ne Stutgart 30 korrik 2010.

I ngarkuari i Bundestagut per Bundesverin Hellmut Kenigshaus eshte shprehur se ai e kupton qe nje pjese e te rinjve qe thirren te henen ushtare kete e ndjejne si padrejtesi pasi sherbimi i detyruar kete here prek vetem nje pjese te vogel te tyre. Ata qe nuk do te thirren me per sherbimin e detyruar ushtarak e presin si lajm te mire nje gje te tille. Per nje pjese te cilet e kane planifikuar kete sherbim ne biografine e tyre tanime do te duhet te gjejne nje angazhim te ri. Mund ta kuptoj qe ata qe nuk do te thirren per nje sherbim ushtarak te cilin ata as nuk e deshironin sigurisht qe gezohen. Por nga ana tjeter ka edhe te rinj qe e kane planifikuar nje kohe te caktuar per kete sherbim. Per ata tani eshte e veshtire sepse nuk e dine njehere se cfare do te bejne.

Por si eshte atmosfera ne Bundesverin gjerman tanime kur po hiqet sherbimi i detyruar Kenigshaus per kete thote Ka opinone te ndryshme. Njera pale thote qe vecanerisht pas shkurtimit te sherbimit ushtarak heqja e plote e tij nuk i sjell ndonje gje ushtrise. Pala tjeter ben nje llogari te ftohte qe kompetencat specifike qe perfitoheshin nga rekrutet mbikompensoheshin nga puna qe investohej per trajnimin e rekruteve. Pra ka mendime nge me te ndryshmet.

Bundesveri duhet te gjeje rolin e tij te ri

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne stervitje

Qe nga viti 1957 miliona te rinj gjermane kane sherbyer ne ushtrine gjermane fillimisht per 12 muaj pas rrezimit te Murit te Berlinit per 18 muaj pastaj kjo shifer u ul ne 15 muaj 12 muaj 9 dhe se fundi ne 6 muaj. Rekruti bazuar ne traditen prusiane konsiderohej si nje nyje lidhese mes ushtrise dhe shoqerise gjermane. Pas rrezimit te perdes se hekurt bundesveri u zvogelua pasi fqinje kundrejt te cileve duhej te mbrohej Gjermania nuk kishte me.

Keshtu pak para vendimit per heqjen e sherbimit te detyruar ushtarak ishin vetem 12 e gjenerates se nje viti qe vishnin uniformen. Ministri i Mbrojtjes Karl Theodor zu Guttenberg qe i pari qe e preku nje teme te nxehte te Bundesverit dhe nisi reformen rrenjesore. Por ende Bundesveri duhet te gjeje rolin dhe detyrat e reja pas heqjes se sherbimit te detyruar ushtarak.

Autor dpa/Lindita Arapi

Redaktoi Angjelina Verbica

Angelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›