E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen mbi 2 kg kokainë, pesë në pranga

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik ka arrestuar pesë të dyshuar në lagjen "Ulpianë" të Prishtinës dhe ka konfiskuar 2 kg e 240 gr substancë narkotike të llojit “Kokainë”.

Me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës paraprake është bërë edhe kontrollimi i objekteve të banimit të të dyshuarve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një revolver ngjyrë e zezë dhe 50 fishekë dhe dy qese njëra e dyshuar si substancë narkotike “Kokainë” dhe tjetra “Marihuanë”.

Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›