Vjedhë veturën, aksidenton dy qytetarë

Hajnit që vodhi veturën Golf 2, i doli shumë më keq se sa kishte planifikuar. Ai, pos që u kap nga Policia, në tentim të ikjes lëndojë edhe dy qytetarë tjerë me veturë, ndërkohë lëndoi edhe veten.
Fillimisht, një qytetarë nga Bregu i Diellit në Prishtinë ka informuar policinë se i është vjedhur vetura Golf 2 me targa lokale.
Pas një pune operative është gjetur vetura e vjedhur ku është arrestuar i dyshuari i cili ka pranuar se e ka vjedhur veturën ne rrugën Rifat Burgjeviq Bregu i Diellit. Ndërsa ne lagjen e Vranjevcit rruga e Rugovës ka shkaktuar aksident trafiku ku ka lënduar dy këmbësore dhe i njëjti gjatë ikjes nga policia është lënduar.
Policia më këtë rast i ka ofruar ndihmë mjekësore i cili pas intervistimit me urdhër te prokurorit është dërguar ne mbajtje. /Indeksonline/