Shtatë të arrestuar afër Obiliqit

Shtatë persona janë arrestuar në Mazgit të Obliqit, pasi që të njëjtit kanë penguar punëtorët e kompanisë “Bektel&Enka” që t’i kryejnë punimet në autostradën Vermicë-Merdare.
Deri te arrestimi i banorëve, mësohet se erdhi për shkak të protestës ku banorët kërkonin shpronësim të tokave nga institucionet kompetente.
Sipas burimeve të Indeksonline, të arrestuarit janë dërguar në stacion të policisë dhe të njëjtit po intervistohen nga hetuesit. Pas pak prokurori do të vendos për lirimin ose paraburgimin e tyre./Indeksonline/
/>