E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen me 12 gramë heroinë, dy persona në pranga

Policia e qarkut të Fierit ka sekuestruar 12 gramë heroinë si dhe një sasi fishekësh pistolete, ndërsa janë vënë në pranga dy persona. Gjatë ditës së premte, sektori i parandalimit te krimit dhe antitrafikut të narkotikeve në policinë e qarkut të Fierit, në bashkepunim me forcat e policisë së komisariatit të Lushnjes kanë ndaluar Afrim Saraçi 32 vjeç dhe Izet Boriçi 47 vjeç.

Ketyre dy personave nga kontrollet ne banesat e tyre ju është sekuestruar 12 gramë heroine, një peshore elektronike si dhe 48 fisheke pistoletë.

Policia dyshon se të dy këta persona përbenin një grup të shperndarjes së narkotikeve në qytetin Myzeqar. Ndërkohë që materialet i kane kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqesor të Fierit per veprime të metejshme ku të dyshuarit do ti pergjigjen akuzës për trafikim të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›