E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk i bindet urdhërave të policisë, 21 vjeçari në pranga

Nuk iu bind urdhërave të policisë duke bërë që policia ta prangosë. Kjo ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa nga forcat e policisë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Bardh Brunga, 21 vjeç, banues në fshatin Krajnë, komuna Blinisht të rrethit Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.02.2011, rreth orës 13.30, në fshatin Krajnë të rrethit Lezhë nuk iu është bindur forcave të policisë për të ndaluar pasi mbante një armë zjarri mod 56 me krëhër me dhjetë fishekë, pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu kalouan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake" dhe "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›