Kapen me armë dhe drogë, arrestohen
Një sasi e konsiderueshme droge dhe 3 armë kanë çuar në prangosjen e dy të rinjve në Durrës.
Jetmir Hallullaj, 28 vjeç dhe Klodian Shllaku, 27 vjeç, janë vënë në pranga pasi gjatë kontrollit të makinës me të cilën udhëtonin iu gjetën 527 gr kokainë dhe 632 gr heroine, si dhe 2 pistoleta e një automatik.
Materialet në ngarkim të 2 të arrestuarve i kaluan prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.